Atentat në Fier, plagoset 37-vjeçari

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në aksin rrugor Fier-Levan.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Liqeni’, ndërsa i plagosur ka mbetur 37-vjeçari Petrit Muço, i cili po udhëtonte me makinën e tij kur është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

37-vjeçari Muço u dërgua menjëherë në spitalin rajonal ku i’u nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Policia nderkaq ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Share Button