Atentat mafioz në Durrës, vriten dy persona

Një atentat mafioz është regjistruar mbrëmë në qytetin e Durrësit, ku persona ende të paidentifikuar, kanë hapur zjarr në drejtim të një automjeti në lëvizje, duke i marrë jetën dy personave.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se viktimat janë Ervin Kodra, 33 vjeç nga Durrësi dhe Endri Caushaj, 25 vjeç nga Vlora.

Të dy personat kanë qenë duke udhëtuar me një automjet nga shëtitorja “Taulantia”, në afërsi të hyrjes së Portit, në drejtim të rrugës “Skënderbej”, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatike.

Si pasojë, kanë humbur jetën menjëherë dy të rinjtë që ishin në makinë, ndërsa automjeti ka dalë jashtë kontrollit dhe është përplasur me një tjetër mjet që ndodhej në rrugë.

Nga ana e saj, Policia e Durrësit ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Share Button