Astana, opozita siriane konfirmon pjesëmarrjen në bisedimet e paqes

Opozita e armatosur siriane ka konfirmuar pjesëmarrjen në bisedimet e paqes të cilat në fund të kësaj jave do të rifillojnë në kryeqytetin kazak, Astana, ndërkohë që ka njoftuar se kryesues i delegacinit të saj do të jetë Mohamed Alloush, raporton Anadolu Agency (AA).

Bisedimet, të cilat do të përqendrohen në armëpushimin që hyri në fuqi më 30 dhjetor 2016, janë ndërmjetësuar nga Turqia, e cila mbështet opozitën dhe nga Rusia dhe Irani, të cilët mbështesin regjimin e Bashar al-Assadit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kazakistanit, Anuar Zhainakov në një prononcim të tij ka konfirmuar palët pjesëmarrëse në konferencë, regjimin sirian dhe opozitën e armatosur të cilët pritet që në fund të javës të rifillojnë raundin e katërt të bisedimeve.

Zhainakov tha më tej se në takim do të marrë pjesë edhe i dërguari i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.

Raundi i katërt i bisedimeve do të mbahet në datat 3 dhe 4 maj në kryeqytetin kazak Astana.

Share Button