Assad: Jemi në pikë kthese

Presidenti sirian Bashar al Assad ka deklaruar epërsinë e shtetit në atë që e quajti “pikë kthese” në konfliktin luftarak që zgjat prej tre vjetësh.
Presidenti Assad e bëri deklaratën në një fjalim në Universitetin e Damaskut. Trupat e tij në muajt e fundit kanë marrë një e nga një nën kontroll qytetet e kontrolluara më parë nga rebelët, në afërsi të kufirit me Libanin. Mbi 150.000 persona janë vrarë përgjatë konfliktit, ndërkohë që miliona të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. “Kjo është një pikë kthese në këtë krizë”, deklaroi Assad, duke shtuar se ushtria e

tij po fiton atë që e quajti “lufta kundër terrorit”. Trupat qeveritare kanë siguruar në muajt e fundit autostradën kryesore që lidh veriun me jugun dhe ka bllokuar rrugët e furnizimit për forcat rebele. Presidenti Assad pritet të njoftojë se ai do të garojë për një mandat të tretë si lider i vendit. Deklaratat e presidentit bëjnë të qartë se ai nuk ka ndërmend të tërhiqet, pavarësisht apelet e përsëritura nga grupet e armatosura opozitare dhe mbështetësit e tyre perëndimore dhe arabë. Ndërkohë, forcat ajrore siriane kanë kryer një seri sulmesh në zonat përreth Damaskut gjatë së dielës, njoftuan grupet e të drejtave të njeriut.

Share Button