Assad fiton zgjedhjet presidenciale në Siri

Bashar al-Assad arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet presidenciale siriane, duke siguruar një mandat të tretë shtatë vjeçar, ndërkohë që është përfshirë në një luftë të përgjakshme civile kundër kryengritjes që synon largimin e tij nga pushteti.

Kryetari i Parlamentit të Sirisë, Mohamad Laham tha se mbi 10 milionë vetë votuan për zotin Assad në zgjedhjet e së martës, duke i dhënë atij mbi 89% të votes.

Gjykata Kushtetuese deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 73.4%.

Kritikët e Assadit dhe opozita siriane në zonat e kontrolluara nga rebelët i konsideruan zgjedhjet një farsë, duke argumentuar se nuk kanë besueshmëri në mesin e një lufte civile.

Ndërkaq Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe Bashkimi Evropian i kritikuar ashpër zgjedhjet.

Kerry u shpreh se zgjedhjet ishin një zero e madhe duke thënë se nuk mund të konsiderohen të drejta pasi nuk mund të zhvillohen zgjedhje aty ku miliona vetë nuk kanë aftësinë për të votuar.

Share Button