Arti i zbukurimit të kamionëve shumëngjyrësh në Pakistan

Arti i zbukurimit të kamionëve shumëngjyrësh në Pakistan, fama e të cilit ka kaluar edhe përtej kufijve të shtetit, i ngjan pothuajse një pikture, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kamionët të cilët zbukurohen me peizazhe natyrore, figura të kafshëve, rruza, portrete të heronjve historikë, personalitete nga filmat Bollywood, poezi dhe shkrime fetare, që nga viti 1920 janë shndërruar në simbole të këtij shteti.

Kamionët shumëngjyrësh të renditura në qytetin Ravalpindi, nuk dalin në rrugë pa u zbukuruar me atë e cila në gjuhën urdu njihet si “çello” ose “arti i tingëlluar”. Për disa nga shoferët, këto dekorime nënkuptojnë “sigurimin” e kamionit.

Shoferët besojnë se modelet e vizatuara në kamionët 30 vjeçar u sjellin fat atyre. Ndonjëherë vizatimi i drejtë i një figure të kafshës është më e lodhshme se nga një udhëtim i vështirë.

Në dyqanet e suvenirëve të kryeqytetit të Pakistanit, në Islamabad mund të gjenden miniaturat e këtyre kamionëve. Disa familje edhe në shtëpitë e tyre përdorin modele të ngjashme të vizatimeve.

Pronarët e kamionëve, shpenzojnë rreth nga 1.000 deri në 4.000 dollarë për t’i bërë zbukurimet në fjalë. Përveç pjesës së jashtme, rëndësi të veçantë i kushtohet edhe zbukurimeve të pjesës së brendshme të kamionit.

Share Button