Arsyet pse udhëtimet na bëjnë më të lumtur

Të udhëtosh është si të hash çokollatë; na bën të qeshur, aktivë, të hapur për të përqafuar gjithë gjërat e bukura që mund të ofrojë bota dhe kjo nuk është vetëm një përshtypje.

Për të treguar se të udhëtuarit është një çelës për të hyrë në shtëpinë e lumturisë, ka ndërhyrë edhe shkenca.

Ka nga ata që udhëtojnë shpesh sepse e kanë të shkruar në ADN. Sipas një studimi të fundit, dëshira për të udhëtuar është e lidhur me kuriozitetin dhe rregullon nivelin e dopaminës në tru, duke e bërë kështu njeriun më entuziast sa herë që shkon në një udhëtim.

Sipas studiuesve, në botë këtë tipar e kanë 2 në 20 njerëz.

Njihuni me disa arsye të tjera pse duhet të udhëtoni:

Kush udhëton është më krijues- Nuk ka rëndësi destinacioni, vlen vetëm qëllimi i udhëtimit. Të jesh në kontakt me banorët e një vendi të huaj, të njohësh kulturën, zakonet e tyre, vë në lëvizje atë që shkencëtarët e quajnë ‘fleksibiliteti njohës’.

Kush udhëton ka më shumë besim- Sa më shumë vende të vizitosh e sa më shumë njerëz të njohësh, bindesh se në botë, nuk janë të gjithë të këqij, ka njerëz të mirë për të zbuluar, prandaj udhëtimi ndihmon.

Kush udhëton është më i zoti të zgjidhë problemet- Studimet kanë treguar se studentët që jetojnë larg vendeve të tyre, janë më të zotët në zgjidhjen e problemeve sepse e dinë që një pikëpyetje mund të ketë më shumë se një përgjigje, falë përvojave të ndryshme që kanë parë e jetuar.

Kush udhëton është më produktiv në punë- Vendet që kanë më shumë ditë pushimi zyrtare, janë më produktivë.

Udhëtimet të zgjasin jetën- Udhëtimet ngadalësojnë perceptimin që kemi mbi kohën. Pra, e bën një ditë të duket më e gjatë dhe nga udhëtimi në udhëtim, është si një eliksir që zgjat jetën.

Iideja e udhëtimit ngacmon humorin e mirë- Dëshmi të tëra të mbledhura nga studiues, tregojnë se qoftë faza organizative, diskutimet e para apo edhe vetëm ideja e ikjes, na bën më të lumtur.

Udhëtimet ndihmojnë edhe karrierën- Kush përfiton nga pushimet e gjata të festave ka 6.5 % më shumë mundësi për të përparuar në karrierë krahasuar me atë që ka ndenjur në shtëpi apo zyrë.

Share Button