Arsyeja pse duhanpirësit dobësohen

Nëse jeni duhanpirës dhe keni vërejtur humbje të peshës, mos mendoni se kjo është pozitive për ju edhe nëse keni pasur kilogramë të tepërt. Humbja e peshës për shkak të pirjes së duhanit është një shenjë e keqe dhe duhet të shmanget me çdo kusht.

Cigaret përmbajnë nikotinë, një përbërës ky kimik i gjetur në duhan, gjë që i bën duhanpirësit të bëhen të varur. Edhe nëse e pini një cigare në ditë, ajo mund t’ua prishë apetitin. Nikotina është ajo që e zvogëlon apetitin dhe e krijon një shtresë në gjuhë e cila e bën ushqimin të mos ketë shije.

Humbja e apetitit do të thotë që nuk do t’i hani ushqimet e duhura, ndërsa duhanpirësit e varur më me dëshirë do ta pinë një cigare sesa të hanë diçka. Logjikisht, kjo rezulton në humbjen e peshës së trupit pasi që organizmit i mungojnë kaloritë dhe lëndët ushqyese.
Tymi i cigares i ngushton enët e gjakut, dhe kjo ndikon në lukth. Kjo është arsyeja se pse rrallë ndiheni të uritur dhe nuk keni nevojë për ushqim edhe pse duhet të hani, ndërsa rezultati është humbja e peshës.

Ata që përpiqen ta lënë duhanin jo rrallëherë trashen, dhe për këtë ka dy arsye. E para është se përmes ngrënies së ushqimit ata ballafaqohen me lënien e duhanit, ndërsa tjetra sepse kthehen tek shprehitë e ngrënies normale të ushqimit.

Pirja e duhanit nuk është mënyrë e shëndetshme për t’u dobësuar, sepse duhanpirësit e dobësojnë organizmin e tyre, gjë që çon në sëmundje. Humbja e peshës duhet të jetë një proces normal dhe i shëndetshëm, pas të cilit lëkura do të jetë e shtrënguar dhe e shndritshme, ndërsa parametrat e shëndetit do të jenë normal.

Share Button