Arrin në 199 numri i të plagosurve të sjellur nga Aleppo në Turqi

Në Hatay të Turqisë deri më tani janë sjellur 199 civilë të plagosur rëndë në mesin e personave të evakuuar nga lindja e Halepit, e cila ndodhet nën rrethimin e regjimit të Bashar al Asadit dhe grupeve të huaja terroriste mbështetëse të regjimit, (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtypit dhe Informacionit pranë kryeministrisë, vazhdon transferimi për në Turqi i personave të plagosur më rëndë të cilët pas dërgimit në zonat e sigurisë të krijuara në perëndim të Halepit u sollën në Idlib.

Numri i personave të plagosur të cilët që nga fillimi i evakuimit janë sjellur nëpër spitale përmes autoambulancave turke që presin në pikën kufitare Cilvegözü, ka arritur në 199. Njoftohet se 80 nga të plagosurit që janë sjellur në Turqi janë fëmijë.

Ndërkaq, 81 nga të plagosurit janë dërguar në spitale jashtë qytetit, kurse 28 persona të tjerë janë liruar pas shërimit.

Nga ana tjetër, 18 nga të plagosurit kanë humbur jetën edhe përkundër të gjitha intervenimeve.

Share Button