Arrestohet shtetasi turk në Portin e Durrësit

Një shtetas turk u arrestua në Portin e Durrësit pasi tentoi të kalojë kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin  dhe Migracionin Durrës arrestuan në flagrancë Burak Akar 24 vjeç, banues në Turqi.

Më datë 31, turku  është kapur në Terminalin e përpunimit të pasagjerëve, në Portin e Durrësit, pasi ka tentuar të udhëtojë në mënyrë të kundërligjshme me tragetin e linjës Durrës – Bari, me një pasaportë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Ai do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave“

Share Button