Arrestohet personi që furnizonte me armë Julian Sinanajn

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dhënë sot masën arrest me burg për Alban Mexhaj, i dyshuar si personi që furnizonte me armë vrasësin Julian Sinanaj.

Sipas burimeve të Prokurorisë Alban Mexhaj i ka shitur Sinanajt 2 pistoleta dhe një antiplumb. Po sipas të njejtave burime, këto armë vrasësin Julian Sinanaj, tashmë prapa hekurave, i ka përdorur për të kryer vrasje. Mësohet gjithashtu se, armët janë blerë tek Alban Mexhaj nga i penduari Ndriçim Gjokona, i cili bashkëpunoni me drejtësinë. N.Gjokona dhe Sinanaj, kishin pasur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin për prishje pazaresh, pasi i penduari e furnizonte atë me lëndë plasëse, ndërsa në këmbim merrte para ose ndonjë apartament. Alban Mexhaj u arrestua në shkurt 2014 me tre pistoleta dhe akuzohet për trafik armësh. Ndërsa sot rreth orës14.00, në ambjentet e “Burgut 302” u bë ekzekutimi i masës së sigurimit për 29 vjecarin Mexhaj, lindur në fshatin Midhe të Pukës dhe banues në Vorë. Ekzekutimi i masës së mësipërme u bë në bazë të vendimit të Gjykatës së Shkalles së Parë pë Krimet e Rënda Tiranë.

Share Button