Arrestohet ish i përndjekuri politik

Një ish i përndjekur politik është arrestuar sot nga policia e Durrësit pasi akuzohet për mashtrim.

I arrestuari është Astrit Patrioti mashtronte qytetarët se do t’i dërgonte jashtë shtetit kundrejt shumave 2-5 mijë euro.

Ai u premtonte qytetarëve se do t’i përfshinte në skemën e të pastrehëve duke u siguruar atyre dërgimin jashtë vendit.

Ndërkaq sipas policisë mësohet se Patrioti bashkëpunonte me shtetasin Arben Shezi, i shpallur në kërkim nga policia.

 

 

Share Button