Arrestohet i kërkuari nga drejtësia italiane

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga policia e Durrësit.

David Leka, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma që prej shtatorit te 2013-ës për vrasje në shtetin Italian.

46-vjeçari Leka prej kohësh strehoej në lagjen numër 1 në Durrës, ku u

bë i mundur edhe arrestimi I tij.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se Leka ishte dënuar nga Gjykata e Kaljarit me burgim të përjetshëm për vrasje, dhunim kufome dhe shfrytëzim prostitucioni.

 

Share Button