Arrestohet i dënuari me 20 vjet për organizatë kriminale

Një 36 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia pasi ishte dënuar me 20 vjet burg është arrestuar në Tiranë.

Policia informon se Marsel Selamaj ishte dënuar nga Gjykata e Napolit, Itali me 20 vjet burg për veprën penale ‘Organizatë kriminale’ dhe ‘Shfrytëzim Prostitucioni’.

Njoftimi për arrestimin e Selamajt me qëllim ekstradimin në Itali u mësua sot.

Share Button