Arrestohen të dyshuarit si autorë të vrasjes së dyfishtë

Ngjarja në lulishten “1 maji” ka ardhur pas konfliktit për trafikimin e lëndëve narkotike.

Drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj në një deklaratë për mediat bëri të ditur se aktualisht vijon puna për gjetjen e pistoletës, pas gjetjes së një dite më parë të automatikut në Lumin e Lanës.

Hodaj bëri të ditur se për ngjarjen janë dy të arrestuar, Vashel Cavo dhe Sael Sulaj.

Po ashtu është arrestuar dhe Elvis Gaçaj për akuzën e “shpërndarjes së lëndëve narkotike”.

 

 

Share Button