Arrestohen 2 të kërkuar në Dibër

Policia e Dibrës ka arrestuar Ilir Rajtan i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Shpendi Skana dhe plagosjen e Ndriçim Cukut, ngjarje e cila ka ndodhur në 30.04.2014 në Lurë.

Ndërkaq mësohet se në pranga ka rënë edhe Arben Vladi, pasi mendohet se ndihmoi autorin të arratisej .

Sipas hetimeve të policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes viktimës dhe autorit të vrasjes, i cili ka qenë në gjendje të dehur.

Ky i fundit ka qëlluar me breshëri automatiku Skanën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme ndërsa ka plagosur edhe Ndriçim Çukun, i cili kishte ndërhyrë për ti ndarë.

 

Share Button