“Arrest me burg” për Gëzim Çelën

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën arrest me burg në mungesë të ashtuquajturit baron i drogës, Gëzim Çela dhe vëllait të tij Kujtim Çela. Ata rezultojne të jenë pronarët e vilës ku u kapën 22 kg heroinë, në Fushë-Kuqe të Mamurrasit. Kujtim Cela  u arrestua ditën e operacionit, ndërsa vëllai i tij Gëzimi është shpallur në kërkim. Arrestimi në orët e para të mëngjesit të datës 12 qershor në pikën e Kalimit Kufitar Morinë, i Reald Hysollit, teksa udhëtonte në automjetin tip ‘Benz’, ku kishte fshehur një sasi prej 7 kilogramë kokainë, do të ishte pikënisja për të shkuar deri tek ‘kokat’ e rrjetit të trafikut. Nga hetimet e para rezulton se droga vinte nga Turqia, dorëzohej në një vilë në Fushë Kuqe, në pronësi të Gëzim dhe Kujtim Çelës dhe më pas dërgohej në Fier. Prej këtu niste rrugëtimi drejt Italisë. Nga përgjimet njëjavore rezultoi se rrjeti kishte dhe bashkëpunëtorë në Kosovë, ndaj për këtë shkak operacioni u shtri në të dyja shtetet njëkohësisht. Kështu, paraditen e së enjtes, Policia e Shtetit, bëri të mundur arrestimin e Kujtim Çelës, vëllait të Gëzim Çelës, i cilësuar si ‘baron’ i drogës, në një kohë që u shpall në kërkim vetë ky i fundit.

Share Button