“Arrest me burg” ndaj prokurorit Haxhi Giu

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka komunikuar këtë të shtunë masën e sigurisë “arrest me burg” prokurorit Haxhi Giu, i arrestuar pak ditë më parë.

Giu, i njohur si ish-anëtar i grupit të prokurorëve të çështjes “Hajdari”, akuzohet për korrupsion pasiv gjatë ushtrimit të detyrës.

Nga hetimet ka rezultuar se Giu do të merrte 29 mijë euro ryshfet nëse do të arrinte të zbuste dënimin e një të dënuari për trafik narkotikësh.

Gjatë seancës së sotme, gjykata i ka komunikuar masën “arrest me burg” edhe shtetasit Aleks Shporri, i cili tentoi të korruptonte prokurorin për të lehtësuar pozitat e vëllait të tij.

 

Share Button