Armëpushimi në Siri, Stoltenberg përgëzon rolin e Turqisë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sipas informacioneve, kreu i NATO-s, Stoltenberg i ka shprehur përgëzimet ministrit Çavuşoğlu për marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Siri.

Pasi ka vënë në dukje falënderimet për kontributin e Turqinë në këtë drejtim, Stoltenberg tha se NATO mbështet këtë proces. Po ashtu bëhet e ditur se gjatë bisedës janë vlerësuar hapat që do të bëhen në periudhën e ardhshme për zhvillimet dhe në lidhje me dakordësimin në Siri.

Ndër të tjera mësohet se ministri Çavuşoğlu dhe Stoltenberg janë pajtuar që të takohen së shpejti.

Share Button