Ardian Vehbiu fiton çmimin “Ardian Klosi”

Libri i autorit Ardian Vehbiu “Sende që nxirrte deti” ka marrë çmimin Ardian Klosi, në Festivalin e Librit dhe Artit 2014 të mbajtur në Tiranë. Autorit gjatë një evenimenti të rëndësishëm i është dorëzuar ky cmim, nga vajza e të ndjerit, Ardian Klosi. Ky libër që pasqyron kulturën shqiptare në raport me kulturën e vendeve perëndimore , është vlerësuar në këtë eveniment të rëndësishëm, si një botim publicistik dhe mjaft origjinal. Autori është ndjerë i befasuar në vlerësimin që i është bërë librit të tij. E ftuar në festivalin e librit ministrja  e kulturës Mirela Kumbaro tha se sistemin kulturor priten rreforma rrënjësore, ndërkohë që hodhi poshtë deklaratat e ditëve të fundit se  janë mbyllur institucione kultuore apo janë shkurtuar vende pune. Ajo tha se për të hipur në skenën e artit duhet të mbizotërojë cilësia artistike  . ” Kulturën nuk e bën as një ministri, as një qeveri, por e bën ajri që gjallon e zhvillohet përtej politikës. Reforma në art ishte e domosdoshme pasi nuk mund të sakrifikosh aq shumë thjesh para për të zenë një vënd pune e për të marrë një rrogë. Kemi një kaos administrativ me kontratat e punës për artistët, por reforma e re instuticionale nuk do të shkurtojë asnjë vënd pune, madje do të hapë vende të reja pune”, tha Kumbaro.Mirela Kumbaro, ministre e kulturës

I pransihëm në ndarjen e çmimit Ardian Klosi, ka qënë dhe kryeminsitri Edi Rama si dhe mjaft artistë të tjerë të skenës shqiptare .

Share Button