Arabia Saudite vazhdon fushaten humanitare ne ndihme te sirianeve

Fushata kombëtare saudite në përkrahje të sirianëve vazhdon me shpërndarjen e ndihmave humanitare për refugjatët sirianë në Turqi. Këto ndihma janë kryesisht mbulesa dimërore, enë shtëpiake, kuti të ndihmës së shpejtë.

Shpërndarja e tyre po realizohet keto ditë në dy qytete turke Alten Oz dhe Kiles ku u ndihmuan rreth 1066 refugjatë prej 194 familjeve që po ndihmohen të kalojnë kete periudhë te veshtire.

Zyrtarët e Arabise Saudite per ndihmat shprehen se fushata po vazhdon prej muajsh, ku nepermjet ketij programi jane ndihmuar me mijera siriane te zhvendosur nga lufta ne vendin e tyre. Autoritetet saudite sigurojne se ndihma ndaj sirianëve do te vazhdoje deri ne perfundim te konfliktit ne vendin arab.

Share Button