Arabi Saudite, nga 2018 gratë mund të shkojnë në stadium

Gratë në Arabinë Saudite mund të shkojnë në stadium për të parë veprimtari sportive që nga viti i ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet, duke nënvizuar që reforma do të hyjë në fuqi në tre qytetet e para të mbretërisë, Riad, Gedda dhe Damman. Bëhet fjalë për një hapje të rëndësishme të mentalitetit vendas për gratë pasi në muajin e shkuar u njoftua edhe lajmi se gratë do të mund të drejtojnë automjetet së shpejti.

Lajmi është njoftuar nga presidenti i Autoriteteve të Përgjithshme të Sportit saudit, Turki Al Asheikh.

“Do të fillojmë të ristrukturojmë stadiumet kryesore të Riadit, Dammanit e Geddas deri sa të jenë gati të presin familje duke nisur nga viti 2018”, – ka deklaruar Al Asheikh, i cili është edhe president i Komitetit Olimpik të Arabisë Saudite.

Nisma në favor të grave mbërrin menjëherë pas emërimit të proinceshës Reema bint Bandar në krye të Federatës saudite për Komunitetet sportive.

“Hapja” e sauditëve ka lidhje pikërisht me betejën e nisur nga princi Mohammed Bin Salman për të modernizuar shoqërinë saudite dhe për të stimuluar rritjen e ekonomisë

Share Button