Apologjia e një matematikani

Njutoni e la matematikën në moshën 50 vjeçare por entuziazmin për të e ka humbur shumë kohë më parë. Idetë e tij më të mëdha, flukset dhe ligji i gravitetit universal janë të vitit 1666, kur ishte vetëm 24 vjeç.

Në atë kohë shkruan Njutoni: “Isha në lulen e viteve dhe merresha me matematikë dhe filozofi më shumë se sa jam marrë ndonjëherë pas asaj kohe”.

Ai bëri zbulime të rëndësishme thuajse deri në moshën 40 vjeçare (“Orbitën eliptike”- 37 vjeç) por më pas nuk bëri agjë tjetër veçse rregullime dhe përsosje të studimeve të tij.
Galua vdiq 21 vjeç, Abeli 27 vjeç, Ramanuzhani 33 vjeç, Rimani 40 vjeç.

Por vepra e famshme e Gausit për gjeometrinë diferenciale u shkruajt në moshën 50 vjeçare, ndonëse idetë kryesore ai i kishte konceptuar dhjetë vite më parë.
Sikurse e vërteton gjerësisht historia, vepra matematike, cilado qoftë vlera e saj thelbësore, është më e qendrueshmja nga të gjitha.

Kjo vihet re në qytetërimet e mëdha gjysmëhistorike. Qytetërimet e asirëve dhe të babilonasve kanë vdekur, Hamurabi, Sargoni dhe Nabukodonozori nuk janë veçse emra, por matematika babilonase na intereson ende: sistemi numerik gjashtëdhjetor babilonas ende përdoret në astronomi. Por, natyrisht, shembulli vendimtar është ai i grekëve.

Ndërsa matematika lindore mund të jetë diçka kureshtare, matematika e grekëve është matematikë e vërtetë. Ata përdorën të parët një gjuhë që e kuptojnë matematikanët modernë…Prandaj matematika greke është “e përjetshme” edhe më shumë se sa letërsia greke.

Arkimedi do të kujtohet kur Eskili do të jetë harruar, sepse gjuhët vdesin, por idetë matematike jo.
Ështe e qartë që numrat irracionalë nuk mund t’i interesojnë një inxhinieri, sepse ai merret me përafrime dhe të gjitha përafrimet janë racionale.

Matematika lehtëson (qoftë në një mënyrë më pak të qartë sesa fizika apo kimia) luftën moderne, shkencore, “totale”.

Share Button