Apeli zbut masën e sigurisë për prokurorin e Fierit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë për prokurorin e Fierit, Petrit Vukaj.

Gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” për prokurorin Vukaj. Ai u arrestua dy javë më parë, pasi akuzohej për korrupsion.

Mësohet se shkak për ndryshimin e masës është bërë gjendja shëndetësore e prokurorit.

Ndërkohë, Vukaj u arrestua pasi u përfshi në një skemë mitmarrje me 3 milionë lekë, për të ndryshuar akuzën ndaj një të arrestuari, me qëllim lirimin e tij nga burgu.

 

Share Button