Antalia me numër rekord të turistëve nga Rusia

Turistët rusë që vizitojnë provincën mesdhetare turke të Antalias kanë shënuar një rekord të të gjitha kohërave, pasi deri në fund të shtatorit, numri i atyre që kanë vizituar këtë vend gjatë vitit 2017 ka arritur në 3.4 milionë, raporton Anadolu Agency (AA).

Prefekti i Antalias, Munir Karaloglu, tha se 3.3 milionë turistë rusë kishin vizituar Antalian në vitin 2014, duke shtuar se në muajt e ardhshëm priten ardhje të tjera të turistëve rusë.

Në tetë muajt e parë të këtij viti, 6.8 milionë turistë vizituan Antalian, thonë shifrat e publikuara nga Instituti i Turqisë për Statistikat.

Karaloglu tha se turistët rusë përveç pushimeve, në Antalia blejnë edhe prona.

Share Button