Antalia, 3 turistë humbin jetën gjatë përmbysjes së një minibusi

Gjatë përmbysjes së një minibusi me turistë në Antalia të Turqisë kanë humbur jetën tre persona, ndërsa dhjetë të tjerë u lënduan, raporton Anadolu Agency (AA).

Minibusi u nis nga Antalia në Manavgat, ndërsa u përmbys pasi goditi në një palmë afër rrugës. Tre persona humbën jetën që gjendeshin në minibus.

Dhjetë persona janë dërguar në spital, në mesin e tyre gjendet edhe një fëmijë. Një person është në gjendje të rëndë.

Share Button