Anije gjigante kalon në Bosfor, përkohësisht pezullohet trafiku detar

Gjiganti në ujë, është shprehja e përshtatshme për të përshkruar anijen, ose platformën e kërkimit të naftës, e cila mëngjesin e sotëm kaloi nëpër kanalin e Bosforit, raporton Agjencia Anadolu (AA).

Bëhet fjalë për platformën “Scarabeo 9” e cila nën flamurin e Bahameve lundron nga porti spanjoll Las Palmas drejt portit rumun Constanta.

Është gjigand lundrues me një gjatësi prej 115, lartësi prej 75 metrash dhe që peshon afër 37,000 ton.

Gjatë kalimit të platformës përmes Bosforit, trafiku detar u pezullua, ndërsa platforma shoqërohet nga dhjetëra anije dhe motoskafë të Gardës Bregdetare Turke.

Pas kalimit të platformës “Scarabeo 9”, trafiku detar në Bosfor do të normalizohet.

Share Button