Angus Deaton fiton çmimin Nobel 2015 për ekonominë

Angus Deaton fiton çmimin Nobel 2015 për ekonominë. Deaton u vlerësua me këtë çmim për studimet e tij mbi konsumin, varfërinë dhe mirëqënien.

Profesor i ekonomisë Deaton 69 vjeç është i njohur për studimin e tij të zgjedhjeve të konsumatorëve.

Angus Deaton është i lindur në Skoci, ndërsa është profesor i ekonomisë dhe çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Princeton në Shtetet e Bashkuara.

Fitues i këtij çmimi prestigjioz vitin e kaluar ishte ekonomisti francez, Jean Tirole

Share Button