Angelina Jolie në rolin e Kleopatrës

Angelina Jolie do të luajë rolin e Kleopatras në një adaptim të ri filmik rreth jetës së udhëheqëses  së famshme egjiptiane, ndërsa ka thënë se ky mund të jetë roli i fundit filmik për të. 38-vjeçarja ka njoftuar se do të angazhohet në rolin e mbretëreshës ikonike në filmin me skenar të Eric Roth.
“Ka pasur ide të ndryshme të regjisorëve dhe diskutime të ndryshme. Skenari është shkruar nga Eric Roth, i cili është një mik i mirë dhe një shkrimtar brilant”, ka thënë aktorja në një intervistë për BBC Radio 5 Live. Për rolin e Cleopatras, Angelina duhet të angazhohet shumë pasi faraonia e fundit në Egjiptin antik, është luajtur në vitin 1963 nga Elizabeth Taylor. Aktorja ka thënë se ky do të jetë roli i saj i fundit para se të pensionohet nga aktrimi dhe të fokusohet në punë humanitare dhe si regjisore.

Share Button