Anëtarësimi në BE, objektivi strategjik i Turqisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) është objektivi strategjik i Turqisë.

Presidenti Erdoan publikoi një mesazh me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës dhe e ftoi Bashkimin Evropian të demonstrojë një qëndrim më të vendosur në lidhje me luftën kundër terrorit.

Turqia do ti vazhdojë përpjekjet e saj në bashkëpunim me BE-në për mospërsëritjen e dhimbjeve të përjetuara deri më tani dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme problemeve ekzistuese, cilëson Presidenti Erdoan në mesazhin e tij, ndërsa vijon: “kushtet e shekullit, problemet që jeton sot rajoni ynë dhe më gjerë, e bëjnë më të rëndësishme se asnjëherë tjetër që Bashkimi Evropian të ndjekë në këtë periudhë kritike një politikë të jashtme më konstante dhe të fuqishme në kuadër të një vizioni më të gjerë dhe të gjithanshëm”.

Në mesazhin e tij Presidenti ndalet edhe në çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët turq.

“Shpresoj që liberalizimi i vizave, për hyrjen e të cilit në fuqi është rënë dakord, të eliminojë sadopak mërzitjen e krijuar për shkak të lënies së Turqisë të presë për më shumë se 50 vite para portës së BE-së; të jetë një hap pozitiv në drejtim të mbajtjes së premtimeve të bëra dhe të përshpejtojë procesin e pjesëmarrjes”.

Share Button