Ana e errët e qirinjve të ditëlindjes!

Për të gjithë ato që mezi presin të provojnë një copë tortë ditëlindjeje, pasi të lexoni këtë lajm me siguri që do ta mendoni dy herë.

Të dhënat e reja tregojnë si rituali i fikjes së qirinjve e mbush ëmbëlsirën plot me baktere.Një ekip studiuesish në Universitetin Clemson në Karolinën e Jugut zbuloi se pështyma që përhapet nga fryrja e qirinjve, rrit rrezikun e pranisë së bakterieve në tortë deri në 1400%.

Dr. Paul Dawson, një profesor në universitet, e kreu këtë studim me një grup studentësh të tij, me qëllim që t’i bënte ato të reflektonin për sigurinë ushqimore.
Ai e nisi këtë studim që nga përvoja e tij si baba, duke i shpjeguar vajzës së tij rëndësinë e sigurisë dhe higjienës së ushqimit që konsumonin.

Grupi i studiuesve e testuan tezën e tyre në disa copa torte me qirinj. Ato hëngrën pica dhe më pas i frynë qirinjve të ditëlindjes. Për të matur saktë sasinë e bakterieve, ekipi i studiuesve përdori kripëra me ujë të sterilizuar. Nga zbulimet rezultoi që sa më i madh numri i qirinjve që ne i fryjmë, aq edhe më e madhe është sasia e bakterieve që marrim me anë të ëmbëlsirës.

Share Button