Amsterdam: Kkthehen në muze pikturat e vjedhura të Van Gogh-ut

Dy pikturat e Vincent Van Gogh-ut, njërit nga piktorët më të mëdhenj në historinë e artit evropian, janë kthyer në Muzeun “Van Gogh” në Amsterdam, më shumë se 14 vjet pasi ato u vodhën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pikturat e famshme “Pamje nga deti në Sheveningen” dhe “Dalja e besimtarit nga Kisha Reformatore në Neunen”, të bëra në vitin 1882 dhe 1884-85, janë veprat e fazave të hershme të Van Gogh-ut.

Pikturat vitin e kaluar në Napoli i gjeti policia italiane dhe i sekuestroi nga organizata mafioze lokale. Vlera e këtyre piktuarve është vlerësuar në 22 milionë euro.

Drejtori i muzeut, Axel Rueger deklaroi se kthimi i pikturave është një nga ditët më të veçanta në historinë e muzeut.

Ai theksoi se te pikturat vërehen dëme të vogla të shkaktuara gjatë vjedhjes në vitin 2002 dhe në vitet pasuese.

Pikturat përsëri do të ekspozohen, para se të dërgohen në studion për konservim dhe restaurim.

Vjedhja e kryeveprave të Van Gogh-ut pati shkaktuar kritika të ashpra ndaj sigurisë në galeritë më të mëdha të botës.

Vincent van Gogh, piktori holandez, piktori grafik dhe dizenjatori, konsiderohet si një nga artistët më të famshëm dhe me ndikim në historinë e artit të qytetërimit perëndimor.

Share Button