“Amnesty International”dënon vizitën e delegacionit ushtarak të Mianmarit në Zvicër

Zyra e Organizatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut “Amnesty International” (AI) dënoi vizitën e delegacionit të lartë ushtarak të Mianmarit në Zvicër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vizita e delegacionit të kryesuar nga gjenerali Soe Win shkaktoi reagime në vend. Mësohet se delegacioni, vizita e së cilit u konfirmua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës është takuar me Shefen e Departamentit të Sigurisë Njerëzore, Heidi Grau.

Zëdhënësi i “Amnesty International” në Zvicër Alain Bovard, në një deklaratë për radion shtetërore RTS dënoi këtë vizitë duke thënë se “Ushtria e Mianmarit për një periudhë më shumë se një mujore po kryen krim të persekutimit e cila po rezulton me strehimin e 600 mijë qytetarëve të Arakanit në Bangladesh. Kjo vizitë është e papranueshme për ne”.

Duke vënë në dukje se ministria duhej ta anulonte këtë vizitë pas 25 gushtit, shpërthimit të krizës njerëzore në Arakan të Mianmarit, zëdhënësi Bovard rikujtoi se ushtria e Mianmarit ka kryer persekutim të madh dhe ka shkelur të drejtat e njerëzve në mënyrë të hapur.

Në anën tjetër RTS njoftoi se kjo është vizita e parë e një delegacioni ushtarak të Mianmarit në Zvicër.

Share Button