Ambasada amerikane: Jo udhëtim në Lazarat

Ambasada amerikane ndalon të shkojnë në Lazarat të gjithë punonjësit e qeverisë amerikane që jetojnë në Shqipëri.

Përmes një mesazhi të publikuar në faqen e saj zyrtare ambasada amerikane ndalon udhëtimin e punonjësve të qeverisë amerikane në komunën e njohur për prodhimin e kanabisit.
“Lazarati njihet si një prej zonave të prodhimit më të madh të marijuanës në Europë. Në 2004-ën një ndërhyrje e policisë rezultoi në një betejë të vërtetë që çoi në shkatërrimin e Postës Policore në Lazarat. Në vitin 2012 policia tentoi të kontrollonte plantacionet e marijuanës, por u përballë me grupe të armatosura. Që në atë kohë zona është lënë jashtë kontrollit të ligjit dhe pa praninë e policisë, duke i dhënë mundësi trafikantëve që të lëvizin të lirshëm dhe të ndalojnë hyrjen e personave në fshat.” – thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Tiranë.

Share Button