Aloe Vera për të larguar shenjat pas lindjes

Shenjat që shfaqen në bark, kofshë e gjoks ai pasojë e shtimit të peshës trupore gjatë shtatzënisë janë një sfidë e vërtetë për shumë nëna të reja.

Ato nuk përbëjnë ndonjë problem shëndetësor por i bëjnë femrat të ndihen në siklet ngaqë janë të pakëndshme për tu parë.

Fatmirësisht, ekzistojnë metoda që largojnë këto shenja nga trupi dhe janë krejtësisht natyrale, transmeton Indeksonline.

Një nga to është ajo me Aloe Vera.

Merrni copëza nga Aloe Vera e freskët dhe fërkoni pjesët ku keni shenja me pjesën e brendshme të Aloe Veras.

Përsëriteni këtë disa herë në javë për disa javë rresht dhe shumë shpejtë do të vëreni rezultatet e arritura.

Share Button