Aloe Vera kundër puçrrave në fytyrë!!!

Puçrrat janë inflamacione të lëkurës të shkaktuara nga teprica e vajit të sebum-it. Nëse poret e shtresës së epidermës së lëkurës nuk janë të pastra, sekrecionet e këtij vaji depozitohen mes poreve dhe lëkurës së vdekur, duke shkaktuar inflamacion dhe irritim.

Çekuilibrimi i hormoneve, stresi, menopauza, plakja, dieta e pashëndetshme, higjena jo e përshtatshme dhe stili i jetesës etj. Janë shumë faktorë që ndikojnë në shfaqjen e puçrrave. Ekzistojnë shumë produkte kozmetike dhe trajtime të ndryshme, por përdorimi i produkteve natyrale shtëpiake mbetet më i miri, sidomos përdorimi i Aloe Vera. Ketu mund te lexoni me shume maska për fytyrë të yndyrshme me puçrra.

Si t’i trajtojmë puçrrat me Aloe Vera:

Aloe Vera mund të përdoret për të zhdukur puçrrat në shumë mënyra. Provoni mënyrat e mëposhtme dhe gjeni atë që funksionon më mirë për ju.

Aloe Vera dhe lëng limoni

Kjo maskë për fytyrën jo vetëm heq puçrrat por shërben dhe si zbardhues për lëkurën.

Mënyra 1:

Përzjeni 5 pika lëng limoni të saposhtrydhur në 2 lugë çaji xhel Aloe Vera. Vendoseni përzierjen në fytyrë dhe lëreni për 10 minuta ose gjatë gjithë natës (nëse dëshironi). Më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë në fillim dhe më pas me ujë të ftohtë. Thani fytyrën dhe aplikoni pak zbutës pa përmbajtje vaji.

Përsëriteni këtë maskë rregullisht.

Shënim: Mund t’i shtoni maskës dhe disa pika uji nëse keni lëkurë të ndjeshme. Për këtë maskë mund të përdorni gjithashtu dhe qitro.

Mënyra 2:

Përzjeni 1 të bardhë veze të rrahur, 1 lugë çaji lëng limoni të sapo shtrydhur dhe 2 lugë çaji tul të grirë të Aloe Verës. Vendoseni maskën në fytyrë dhe pasi ajo pasi të jetë tharë plotësisht, shpëlajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm.

Përdoreni këtë maskë çdo ditë.

Aloe Vera dhe Mjaltë

Mënyra 1:

Përzjeni 1 lugë caji xhel aloe vera dhe 1 lugë caji lëng limoni. Vendoseni maskën në zonën me puçrra dhe lëreni për 20 minuta. Më pas lajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm. Pasi të jetë tharë lëkura mund të përdorni një zbutës pa përmbajtje vaji.

Shënim: Mund të shtoni dhe ½ lugë çaji ujë trëndafili ose pak Shafran Indie për rezultate më të mira.

Mënyra 2:

Zjeni një gjethe të freskët aloe vera në ujë për 5-7 minuta. Shtrydheni gjethen dhe shtoni 1 lugë çaji mjaltë. Përzjejini mirë dhe shpërndajeni përzjerjen në zonat ku ndodhen puçrrat. Masazhojeni butësisht lëkurën për 3-5 minuta. Lëreni për 20-30 minuta maskën dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.

Përsëriteni të njëjtin proces çdo ditë.

Maskë me Aloe Vera, qumësht dhe sheqer

Kjo maskë kundër puçrrave ndihmon gjithashtu në zbutjen dhe zbardhjen e lëkurës.

Hidhni 1 lugë çaji sheqer dhe ½ lugë gjelle qumësht në një enë dhe përzjeni derisa të tretet sheqeri. Shtoni 2 lugë gjelle xhel Aloe Vera. Përzjejini bashkë dhe vendoseni maskën në lëkurën me puçrra. Lëreni 20-30 minuta derisa të thahet. Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe më pas thajeni me ndonjë cope të butë.

Përsëriteni këtë proces çdo ditë.

Aloe Vera me glicerinë dhe miell tërshëre

Kjo metodë zbut lëkurën e thatë dhe parandalon puçrrat, si dhe shenjat e plakjes.

Përzjeni sasi të barabarta të lëngut të aloe verës, glicerinës, miellit të tërshërës dhe ujit në një enë derisa të krijojnë trajtën e një paste. Vendoseni këtë pastë në lëkurën me puçrra, lëreni për 20 minuta, më pas shpëlajeni fytyrën me ujë.

Kryjeni këtë proces rregullisht për një lëkurë pa puçrra dhe të paplakshme.

Aloe Vera e zier

Kjo metodë popullore largon puçrrat dhe i jep lëkurës një shkëlqim të veçantë.

Hidhni në 1 filxhan ujë që është duke zjerë, copat e prera të 1 gjetheje Aloe Vera. Ziejini për të paktën 15 minuta. Fikni burimin e ngrohjes dhe lejoni që tretësira të ftohet. Përdoreni këtë lëng për ta vendosur në lëkurën e prekur nga puçrrat duke e lënë për 15 minuta.

Përsëriteni këtë proces 2 herë në ditë.

Aloe Vera me uthull molle

Uthulla e mollës përmban acidin alfa-hidroksid i cili ripërtërin lëkurën duke larguar qelizat e vdekura të saj. Kështu e bën lëkurën të duket më e shndritshme dhe më e shëndetshme.

Përzjeni 1 lugë çaji ujë dhe 1 lugë çaji uthull molle me 1 lugë gjelle xhel Aloe Vera. Vendoseni maskën në lëkurën e prekur nga puçrrat duke përdorur një copë pambuku dhe duke masazhuar lëkurën butësisht. Lëreni për 15-20 minuta përpara se ta shpëlani fytyrën me ujë. Thajeni lëkurën dhe vendosni pak zbutës pa përmbajtje vaji.

Përsëriteni të njëjtin proces rregullisht, çdo ditë. /kuriozi/

/bj/

Share Button