Algjeri, rrëzohet helikopteri ushtarak, 3 të vdekur

Si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Algjeri humbën jetën 3 oficerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se “Një helikopter shpëtimi i Forcave Detare në fshatin Hamr el-Ayn të krahinës Tipaza, e cila ndodhet 40 kilometra në lindje të kryeqytetit algjerian, është rrëzuar pas përplasjes në një linjë të tensionit të lartë”.

Në incident humbën jetën 3 oficerë, pjesë e ekuipazhit të helikopterit.

Më tej thuhet se helikopteri ushtarak ishte në një fluturim patrullues mes krahinave Buleyde dhe Tipaza.

Share Button