Aleanca ushtarake, shtetet muslimane i shpallin luftë terrorizmit

Arabia Saudite ka prezantuar aleancën ushtarake prej 34 shtetesh muslimane të cilat do të luftojnë terrorizmin.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Arabia Saudite, kjo aleancë ka për detyrë të mbrojë muslimanët nga terroristët, pavarësisht fesë apo emrit që kanë.

Në listën e gjatë të vendeve muslimane që do të bëjnë pjesë në këtë aleancë përfshihen edhe Egjipti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Malajzia, Pakistani dhe shtetet afrikane.

Ministri i Mbrojtjes i Arabisë Saudite Mohammed bin Salaman, gjatë një konference për shtyp, tha se aleanca do të luftojë terroristët në Irak, Siri, Libi, Egjipt dhe Afganistan, por nuk përmendi se cilat do të jenë veprimet konkrete.

 

Share Button