Albumi i “Metallica” hyn në histori

Albumi i grupit rock me famë botërore, Metallica, i titulluar sikurse emri i grupit, e i publikuar në vitin 1991 – ka hyrë në histori të top listave amerikane pasi ka kaluar shifrën e 16 milionë kopjeve të shitura. Albumi, i referuar shumë herë si “Albumi i Zi” për shkak të kopertinës së zezë të tij, vazhdon që të jetë zgjedhje popullore për fansat e muzikës rock, duke shitur tre mijë kopje vetëm javën e kaluar. Kjo e ka çuar në total numrin në 16 milionë numrin e kopjeve të shitura në 23 vitet e fundit, kur filloi shitja e tij. Ky është albumi që vërtet ka hyrë në historinë e top listave amerikane. është sukses i madh për Metallican, pasi ata kanë arritur edhe suksesin me 15 milionë kopje të shitura me albumin “Stateside”.

Share Button