Albumi i Adele, më i shituri në Britani në 2015-n

Rikthimi i Adele në fund të vitit të kaluar pas një pauze 4-vjeçare, ishte lajmi kryesor në të gjitha mediat rozë.

Rikthimi i saj në nëntor me albumin e tretë të titulluar “25”, ka shënuar një tjetër sukses, kësaj radhe në Britani.

27-vjeçarja mban rekordin për shitjen e më së shumti kopjeve në vitin 2015 në këtë vend, përkundër faktit se albumi doli në treg më 20 nëntor.

Sipas të dhënave, janë shitur rreth 2.5 milionë kopje të albumit deri në fund të vitit të kaluar.

Në vendin e dytë radhitet albumi i Ed Sheeran, “X” dhe në të tretin “The lonely hour” të Sam Smith, pavarësisht se të dy albumet kanë dalë në treg në vitin 2014.

 

Share Button