Alarmon studimi! Ky lloj ushqimi shkakton sëmundje

Një eksperiment në ‘Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetsit’ nga Dr. B. Kuo ka nxjerrë një rezultat shumë të frikshëm.

Të gjithë i njohim makaronat Noodles të cilat janë zgjidhja përfekte kur duam të hamë diçka të shpejtë por ngopëse.

Por eksperimenti zbuloi për to që në fakt mbeteshin të pashpërbëra edhe pas disa orësh, që nënkupton se kjo ndikon në absorbimin e lëndëve ushqyese.

Studimi i ‘Journal of Nutrition,’ zbuloi se gratë që konsumojnë këto noodles janë më të rrezikuara të preken nga sindroma metabolike.

Ata që i konsumonin ato dy herë në javë kishin një rritje 68% të rrezikut të këtij sindromi, që përfshin presionin e lartë të gjakut, nivele të ulëta të kolesterolit, rritjen e triglicerideve dhe shfaqjen e obezitetit.

Konsumimi i tyre në mënyrë të vazhdueshme shkakton sëmundje kronike, shtim në peshë, inflamacion kronik dhe sëmundje të tjera të rënda si ajo e Alzheimer-it dhe Parkisnon-it.

Ata përmbajnë shumë përbërës artificialë, karbohidrate, fibra dhe vlera të ulëta ushqyese. Zëvendësojini ato me ushqime të shëndetshme në mënyrë që të parandaloni këto shqetësime shëndetësore.

Share Button