Alarmon Shëndetësia Botërore: Depresioni në rritje

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar të dhëna alarmante në lidhje me depresionin në botë. Sipas saj, numri i njerëzve që vuajnë nga depresioni është rritur me 18 përqind në dhjetëvjeçarin e fundit duke arritur në 322 milionë.

Duke kërkuar një vëmendje më të madhe të grupeve që përballen me një rrezik më të lartë për t’u prekur nga depresioni, Organizata Botërore e Shëndetsisë njoftoi se rritja më e madhe e njerëzve të prekur nga kjo sëmundje ka ardhur nga viti 2005 deri në vitin 2015. Sipas saj, rritja e njerëzve të prekur nga depresioni erdhi si pasojë jo vetëm e rritjes së përgjithshme të popullsisë globale por edhe të jetëgjatësisë. Sipas Organizatës, rreziku i çrregullimeve të tilla shtohet në fazat e mëvonshme të jetës.

Të dhënat tregojnë se mesatarisht 5.1 përqind e femrave dhe 3.6 përqind e meshkujve janë depresivë ndërkohë që me kalimin e moshës, këto përqindje rriten në 7, 5 përqind për femrave dhe 5.5 përqind për meshkujt. Njerëzit e moshuar nuk janë grupmosha e vetme ndaj të cilëve duhet drejtuar vëmendja, thotë OBSH. Dan Chisholm, një nga autorët e raportit të OBSH-së tha në Gjenevë se

Organizata kërkon ndërhyrje dhe ndërveprim më të madh në lidhje me të rinjtë, femrat shtatzënë dhe nënat e reja. Ai u shpreh se presioni social ndaj fëmijëve është në rritje, ndaj mësuesit dhe këshilltarët psikologjikë duhet të angazhohen më shumë dhe t’u mësojnë atyre aftësitë e duhura me anë të të cilave mund të mbrohen nga depresioni.

“Pasojat e këtyre çrregullimeve në aspektin shëndetsore janë të jashtëzakonshme,” shkruhet në raportin e OBSH-së. Në matjen e barrës globale të sëmundjeve, OBSH përllogarit numrin e rasteve dhe kohëzgjatjen mesatare të çdo sëmundjeje. Depresioni zë 7.5 përqind të të gjithë kohëzgjatjes së sëmundjeve kufizuese, duke arritur nivelin më të lartë të çdo sëmundje tjetër. Rreziku i prekjes nga depresioni, rritet si pasojë e varfërisë, papunësisë, humbjes së njerëzve të dashur, sëmundjeve fizike dhe abuzimeve me substanca narkotike. Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri në një deklarim zyrtar e cilëson depresionin si një dukuri mjaft të përhapur në vend dhe sidomos i prekshëm është ai i moshave të reja.

Share Button