Alarmohet anija që udhëtonte drejt Ankonës, shqiptari gjendet i vdekur në bord

Alarmohet anija që udhëtonte drejt Ankonës, shqiptari gjendet i vdekur në bord
Një sinjal alarmi ka mbërritur në mëngjesin e kësaj të diele në Portin e Ankonës.

Një anije që ishte nisur nga porti i Durrësit drejt Ankonës ka informuar për praninë e një viktime në bordin e saj. Raportohet se ai është një pasagjer shqiptar 55 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Trupi i pajetë u gjet në orët e para të mëngjesit në molin e anijes. Dyshohet se vdekja ka ardhur për motive patologjike.

Në orët në vazhdim pritet autopsia e viktimës, për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes së 55-vjeçarit.

Share Button