Alarmi i mjekeve: Po rritet numri i fëmijëve me diabet!

Toti: Në Shqipëri po krijohet një brez i rrezikuar nga kjo sëmundje, Vajza diabetike ka bërë që Enkelejda Bundo prej 6 vitesh të mos punojë më. Asaj i duhet të qëndroje në shtëpi dhe të kujdeset për të bijën, e cila në moshën 8 vjeçare është diagnostikuar me diabet. Nëna tregon se kjo sëmundje është shumë e vështire për t’u përballuar.

Enkelejda tregon se i duhen 400 mijë lekë në muaj, për shërbimet spitalore për vajzën, çka ka bërë që bashkëshorti i saj të emigroje jashtë vendit për t’i siguruar, shkruan Vizionplus Drejtori ekzekutiv i shoqatës se fëmije dhe të rinjve diabetik, Asim Toro, kërkon që shteti të mos rimbursoje vetëm insulinën për fëmijët dhe te rinjtë diabetike. Endokrinologu ne QSUT, Florian Toti, thotë se në 5 vitet e fundit kemi një rritje të fëmijëve të prekur me diabet. Sipas tij, Në Shqipëri po krijohet një brez i rrezikuar nga kjo sëmundje, si pasojë e ushqimeve të shpejta që çojnë në obezitet, dhe moskryerja e aktiviteteve fizike.

Por çfarë duhet te kenë kujdes prindërit që të mund të parandalojnë diabetin tek fëmijët? Një studim i ISHP-se doli në përfundim se 1 në 10 fëmije është obez, dhe se 2 në 10 janë kandidatë, çfarë bëjnë që mundësia e shfaqjes së obezitetit tek ta të jetë shumë e lartë.

Share Button