Alarmi, bakteret po iu rezistojnë antibiotikëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka dhënë alarmin se bota është në prag të asaj, që shkencëtarët e cilësojnë si “epoka post-antibiotikëve”.

Bëhet fjalë për disa baktere që janë rezistuese ndaj medikamenteve.

Prova është bërë në Kinë, ku tek disa pacientë dhe bagëti u përdor “colistin”, si mënyra e vetme e mbetur për kurim, megjithatë bakteret arritën të mbijetojnë edhe në këtë rast.

Kjo ka rritur shqetësimin se një rezistencë e tillë mund të përhapet në të gjithë botën, duke rritur spektrin e infeksioneve të pakurueshme.

Sipas ekspertëve fenomeni ka ardhur si pasojë e përdorimit të tepruar të “colistinit” te kafshët nëpër ferma.

Nëse do të gjendeshim vërtet përballë një apokalipsi të antibiotikëve, apo rastit kur bakteret do të arrijnë të fitonin rezistencë të plotë ndaj trajtimeve, atëherë mjekësia sipas tyre, rrezikon të kthehet mbrapsht në kohërat e Mesjetë.

 

Share Button