Alarmi i Apple, hakerat mund të vjedhin të dhënat

Kompania Apple ka thënë se të gjithë iPhone-t, iPad-et dhe kompjuterat Mac janë prekur nga dy probleme të rëndësishme me chip-et komputerike.  Më herët këtë javë u bë e ditur se kompanitë teknologjike po përpiqen të zgjidhin problemet që mund t’i lejojnë hakerave vjedhjen e të dhënave.

Apple tha se ka hedhur në qarkullim disa udhëzime për mbrojtjen, por nuk ka të dhëna se vulnerabiliteti është shfrytëzuar. Sidoqoftë kompania ka këshilluar shkarkimin e software-ve vetëm nga burime të besueshme, në mënyrë që të evitohen aplikacionet e dëmshme.

“Të gjithë sistemet Mac dhe aparaturat iOS janë të prekura, por nuk ka të dhëna për shfrytëzim të situatës në dëm të konsumatorëve deri më tani”, tha Apple në një postim.

Ky problem, sipas kompanisë, prek të gjithë procesorët modernë dhe thuajse të gjitha aparaturat kompjuterike dhe sistemet operative. Më herët, edhe Google dhe Microsoft kanë lëshuar deklarata, në të cilat i tregojnë përdoruesve se cilat produkte janë prekur nga problemet më të fundit.

Share Button