Alarm! Rikthehet frika e fruthit në Evropë

Sëmundja ngjitëse që mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore, e madje edhe vdekje, po vazhdon të përhapet me shpejtësi në kontinentin e vjetër, kryesisht në ato vende ku niveli i vaksinimit ka rënë.

Paralajmërimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas së cilës rastet më të shumta janë regjistruar në Itali dhe Rumani.Në muajt e parë të vitit, Italia ka raportuar më shumë se 200 raste.

Më shqetësuese paraqitet situata në Rumani, ku ka pasur 3.400 raste të regjistruara, e gjithashtu 17 të vdekur që prej janarit të 2016-s.

Share Button