Al-Uthejmin: Medina, qyteti i Profetit shpallet “kryeqytet i turizmit islam për 2017”

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Bin Ahmed Al-Uthejmin u shpreh se qyteti i Medinës në Arabinë Saudite i ka të gjitha mundësitë që të kthehet në qendër rajonale e trashëgimisë dhe turizmit mjedisor.

Kapacitetet mjedisore të këtij qyteti janë dhunti të Zotit, deklaron shefi i OBI-së duke i dhene vecori ekologjike tërheqëse, krahas simboleve historike të lavdishme, mes të cilave mund të organizohen safari e rrugëtime turistike dunave shkretinore.

Deklaratat e Al-Uthejmin gjeten mirekuptimin e perfaqesuesve të vendeve arabe pjesemarrese ne ceremoninë e organizuar të shtunën, me rastin e shpalljes Medinës, ndryshe qytetit të Profetit, si kryeqytet i turizmit islam per vitin 2017. Ceremoni ku morën pjesë drejtuesit më të lartë të kulturës, turizmit e mjedisit nga vendet arabe Kraja së autoriteteve saudite, organizatore të këtij eventi.

Me këtë rast, qeveria saudite prezantoi një sërë aktivitetesh si dhe përgatitjen për mbajtjen e rreth 30 projekteve kulturore për të realizuar objektivat e synuara nga shpallja e Medines si kryeqytet i turizmit islamik per vitin 2017. Projekte te cilat konsistojne kryesisht ne zhvillimin e infrastruktures, aktivizimin e sherbimit hekurudhor, krahas meremetimit te disa xhamive historike, per t’iu pergjigjur udhetimeve turistike te shumta qe do organizohen pergjate ketij viti.

Al-Uthejmin me kete rast, i dorezoi autoriteteve saudite cmimin e posaçëm “Medina kryeqytet i turizmit Islam 2017” duke e konsideruar si pjese të vlerësimit arab për arritjet e këtij vendi në pritjet e haxhilerëve në vendet e shenjta.

Share Button