Al-Tuejxhiri: Universitetet në boten islame i paraprijnë zhvillimit të gjithanshëm të shoqërisë

Drejtori i përgjithshëm i ISESCO – Organizata Islame për Edukim, Shkencë e Kulturë, dr. Abdulaziz Al-Tuejxhiri e cilësoi Unionin e Universiteteve të Botës Islame si ombrellë e dijes dhe shkencës.

Në fjalën e tij të mbajtur në sesionin e mbylljes se punimeve të simpoziumit shkencor të shtatë të radhës, organizuar nën kujdesin e mbretit të Marokut, Muhamedi i VI ne Rabat, Al-Tuejxhiri vleresoi lart konkluzionet e fala nga punimet e simpoziumit duke i cilesuar ato si: “Në perputhje me nevojat zhvilluese imediate qe u prezantuan nga ekspertët për reformimin e hierarkive të sistemit arsimor universitar në të gjitha drejtimet”.

Ai kërkoi më shume perpjekje per përmirësimin e rezultateve duke aplikuar vizione dhe forma te reja ne metodikat arsimore, perfitimin nga metodat moderne dhe zhvillimin e metejshem te veprimtarive universitare per te siguruar cilesi dhe kredibilitet. Vetem ne kete menyre universitetet tona do jene ‘djep i zhvillimit’ per boten islame, u shpreh shefi i ISESCO-s.

Nga temat me interesante të trajtuara, vazhdoi Al-Tuejxhiri, ishte bashkëpunimi dhe partneriteti për zhvillim të veprimtarisë universitare të përbashket, pasi vetëm ky partneritet bën të mundur unifikimin e përpjekjeve dhe rezultateve të larta në drejtim të novatorisë në fushat industriale, kërkimit shkencor, zhvillimit të mendimit e pertej tyre.

Këto jane objektivat që e kthejnë universitetin në derë zhvillimi për shoqërine. Edhe pse përfundimet e arritura nga ky simpozium, nuk përbëjnë qëllim në vetvete, janë hap i fuqishëm për organizimin e punës universitare sipas standarteve të kërkuara.

Burimi: IINA

Share Button