Al-Isa: Islami është fe e paqes, Islamofobia nxit ekstremizmin

Sekretari i përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Dijetarëve në Arabinë Saudite, Muhamed bin Abdulkerim Al-Isa tha se përshkallëzimi në rritje të Islamofobisë me tone të forta ekstremiste kundër fesë islame, sjell acarim të skajshëm shoqëror dhe shpie në rritjen e numrit të ekstremistëve, nga ata që deri dje ishin muslimanë fetarë bashkëjetues e paqësorë në shoqëritë e tyre.

Njerëz paqësorë, të integruar në vendet jo muslimane, respektues të ligjeve të atyre vendeve janë kthyer në ekstremiste si rezultat i sulmeve të padrejta ndaj Islamit e muslimanëve. Nga Brukseli, ku po zhvillohet konfereca e organizuar nga Parlamenti Europian, zyrtari i lartë arab u shpreh se feja islame bashkëjetesën e ka bazë fetare, ku bindjet e brendshme personale nuk i imponohen askujt.

Sipas Islamit, njerëzit nuk janë të një mendimi dhe nuk ka pse shtypen apo diskriminohen të tjerët për mendimin ndryshe. Kujdes me islamofobinë, iu drejtua Al- Isa deputetëve dhe politikanëve europianë të pranishëm në këtë konferencë, ku prezantoheshin komunitete të ndryshme fetare dhe kulturore në Europe. Ai theksoi se nuk ka ndonjë ndryshim në ekstremizëm qoftë kur vjen nga islamofobët qoftë nga fetarët. Të gjitha argumentet historike tregojnë qartë se Islami është fe e paqes dhe cdo perpjekeje per te identifikuar veprime të individeve ose qarqeve te caktuara ekstremiste me fenë islame, përbën ekstremizëm në vetvete.

Libri i shenjtë – Kur’ani e udheheq muslimanin drejt mirësisë, butësisë, ndjenjës humane, bashkëjetesës, angazhimit social dhe vlerave të tjera pa të cilat shoqëria njerëzore e ka të pamundur vazhdimësinë e saj, prandaj duhen mbajtur e respektuar këto vlera, përfundoi Al-Isa.

Share Button